Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon që Shkupi të respektojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017

Dimitër Gllavçev
Foto: gov.bg

Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Aleancës, tema tjetër qendrore ishte mbështetja për Ukrainën. Gllavçev kujtoi se Bullgaria ka ofruar ndihmë për Kievin që nga fillimi i luftës dhe ndihma e Aleancës në përgjithësi bazohet në ligjin ndërkombëtar dhe dokumentet e OKB-së.

Në Uashington, Gllavçev foli edhe me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski. Ne ishim të të njëjtit mendim se duhet të zvogëlohet tensioni në të folur, theksoi Gllavçev. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të normalizohen dhe të kthehen në rrugën e vitit 2017, kur u nënshkrua Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë.

Duhet të plotësohen kërkesat për anëtarësim në BE. Qëndrimi ynë është panevropian - vendet kandidate për në BE duhet të respektojnë kërkesat që vlejnë për të gjithë, theksoi Gllavçev.

Në forum, kryeministri foli edhe me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrin shqiptar Edi Rama, presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, transmeton BTA.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..

botuar më 25-01-26 8.05.PD
Rumen Radev

Presidenti Radev shpreson se Maqedonia e Veriut do të tregojë vullnet politik dhe do të hapë rrugën e saj drejt BE-së

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..

botuar më 25-01-22 5.58.MD

Qeveria e re bullgare – një fund i kaosit politik apo një qetësi e përkohshme?

Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..

botuar më 25-01-21 7.20.PD