Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë Axel Rudi Pell, Hammerfall, Beast in Black, The O'Reilly and the Paddyhats, PRIMAL FEAR, Rhapsody Of Fire dhe Steel Panther.
Bandat THE SILENT WEDDING dhe SOUNDTRUCK janë përfshirë në ditën e fundit të festivalit. Në një nga interpretimet e Deep Purple është përfshirë edhe vallja popullore bullgare rëçenica.
Këtë vit “Festivali në Luginën e Verës” përkon me finalen e Kampionatit Europian të Futbollit, që është më 14 korrik. Posaçërisht për këtë ndeshje do të ngrihet një ekran i madh, në mënyrë që tifozët e futbollit të mund të shohin se kush do të bëhet kampion, por edhe të shijojnë muzikën e tyre të preferuar rock.
Informacioni i plotë rreth programit “Midalidare Rock In The Wine Valley” mund të gjendet këtu.Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..
“Horizont” është një grup me një histori 40-vjeçare. I formuar në vitin 1984 nga shokët e klasës dhe miqtë, grupi i ka mbetur besnik rock-ut melodik për katër dekada. Në vitin 1994 nisi zyrtarisht performanca e tij e parë profesionale në skenën e..
Festivali muzikor Breeze by Exit do të mbahet në qytetin tonë të Detit të Zi, Varna nga 15 deri më 18 gusht. Forumi muzikor është bashkim i dy festivaleve - EXIT (Serbi) dhe Breeze (Bullgari), dhe edicioni pilot do të quhet "Varna Breeze by Exit"...
Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që..
Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e..