228 zjarre janë shuar në vend në 24 orët e fundit, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Zjarrit dhe e Mbrojtjes së Popullsisë. Janë 181 zjarre që nuk kanë shkaktuar dëme materiale. Askush nuk ka vdekur nga zjarret. Pjesa jugore dhe juglindore e Bullgarisë është më e prekur, pasi vetëm në Rrethin e Svilengradit, 100 mijë hektarë kanë djegur në zonën e 7 fshatrave, ku zjarri shkon drejt kufirit me Turqinë.
Për momentin nuk ka vende ku ka nevojë për evakuim. Zjarri mes Aksakovos dhe fshatit të Varnës Sllënçevo është vënë nën kontroll dhe gjatë ditës pritet të hapet autostrada për në Varna. Rreth 20 dynymë janë djegur në territorin bullgar në rajonin e malit Ograzhden. Zjarri ka ardhur nga një zjarr në Maqedoninë e Veriut fqinje, por është frenuar dhe kontrolluar. Ushtria, departamenti i zjarrfikësve dhe vullnetarët vazhdojnë të monitorojnë mbetjet e djegura të zjarreve të mëdha pranë qytetit Hisarja, fshatrave Kallojanovo Ivan Vazovo dhe Mihillci.Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..