Sipas analizës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, të ardhurat e nevojshme mujore në qershor për të mbajtur jetën e një familjeje prej tre anëtarësh me dy punëtorë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç janë 2615 leva (1315 €), tregon analiza e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB). Për një person që jeton vetëm, nevojiten 1453 leva (750 euro).
Ne duam të kemi një definicion në nivel kombëtar për pagën e jetesës dhe Statistikat Kombëtare ta shpallin atë çdo tremujor, tha Pllamen Dimitrov, kryetar i sindikatës më të madhe KNSB. Kështu, qytetarët do të kenë një ide se sa para u nevojiten për të jetuar relativisht mirë sipas standardeve bullgare. Të ardhurat e nevojshme vetëm për ushqim janë 572 leva (288 €) për një punëtor në muaj. Kjo është 39.4% e të ardhurave totale, raporton gjithashtu KNSB.Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej kompanive më të mëdha të ndërmjetësimit në tregun bullgar. "Nëse në vitin 2015 në Sofje mund të..
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Pronat shtetërore të papërdorshme që gjenerojnë shpenzime duhet të shiten në mënyrë transparente dhe publike përmes ofertave të hapura në një..