Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Spanja njoftoi se do të dërgojë dy avionë, secili me një kapacitet prej rreth 6 tonësh, për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në vendin tonë. Ka gjasa që avionet të mund të përfshihen në shuarjen e zjarreve që nga dita e shtunë, tha ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Ai ndodhet ende në zonën e fshatrave të qytetit Jamboll, ku situata e zjarrit mbetet dinamike. “Filluam të kufizojmë një nga frontet, por temperatura mbetet e lartë dhe ka erëra të forta. Vende-vende zjarri është ende në kulmin e tij, gjë që na e vështirëson. Për këtë arsye sot po punojmë këtu me 4 helikopterë – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të atyre të dërguar nga Çekia”, tha Stojanov.
Në një nga frontet e zjarrit që përfshiu fshatrat Krajnovo, Stranxha, Goljam Derventin dhe Voden, Ministria e Punëve të Brendshme po punon së bashku me kolegët e saj nga Turqia. “Nuk ka asnjë rrezik për njerëzit, ka shumë teknikë”, tha ministri dhe shprehu besimin se përpjekjet e përbashkëta do të çojnë në kontrollin gradual të zjarreve. Në rajonin e qytetit Jambol filloi të bjerë shi gjatë orës së fundit. Edhe në Komunën Boljarovo presin të bjerë shi mbi vendet ku flakëron zjarri për të katërtën ditë. Komuna Boljarovo shpalli një fushatë donacionesh për të dëmtuarit nga zjarret, njoftoi qendra komunale për shtyp. Kryetari i komunës, Hristo Hristov, falënderoi për ndihmën kolegëve të tij nga komunat Ellhovo dhe Tunxha, valiut të qytetit të Edrenesë, zjarrfikësve, fermerëve, zyrtarëve pyjorë që morën pjesë në shuarjen e zjarrit, si dhe qytetarëve të cilët telefonuan për të shprehur keqardhjen e tyre.
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh Cveti Radevës , drejtuese e emisionit folklorik "A mund të ndalohen këngët" në programin "Horizont"...
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në muaj, 17.5% ndeshen me lajme të rreme. Vetëm 5.5 për qind thonë se nuk kanë hasur lajme të rreme...
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2023. Me një nivel mesatar të treguesit të komunitetit 7.3 pikë për vendin tonë,..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..
Gjatë natës në Bullgarinë Lindore reshjet e shiut do të vazhdojnë, por në mëngjes do të ndalen. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore vranësirat do të..