Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e parë nga Bulgargaz furnizuesit përfundimtarë dhe personat të cilëve u është dhënë licenca për prodhimin dhe transmetimin e energjisë termike.
Në çmimin për muajin gusht është përfshirë një pjesë e sasive mujore të rëna dakord të gazit natyror azerbajxhanas të furnizuar përmes interkonektorit "Bullgari-Greqi", si dhe nga prodhimi nga impianti nëntokësor i depozitimit të gazit "Çiren".Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..
Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..
Buxheti i vitit 2025 është buxheti i mundshëm dhe mendoj se do të jetë i fundit që Bullgaria e pranon në leva. Këtë e tha ministrja e financave..