Dyzet për qind e vendit tonë është një shkretëtirë demografike me një popullsi prej më pak se 10 banorë për kilometër katror, deklaroi Kostadin Kostadinov, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikat Demografike, Fëmijët dhe Familjen. Komisioni mblidhet në komunën më të vogël bullgare, Trekljano, me një total prej 300 banorësh në 19 fshatra.
Shpopullimi drastik mund të zgjidhet duke përmirësuar infrastrukturën, kujdesin shëndetësor, kushtet për zhvillimin e biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, sipas pjesëmarrësve në takim, ndër të cilat kryetari i komunës së Trekljanos, kryetari i këshillit bashkiak dhe guvernatori i qarkut të Kjustendilit, përfaqësues të popullit.
“Kemi nevojë për një bashkim të të gjithë kryetarëve të komunave të qarkut përkatës dhe një zgjedhje të qartë të konceptit se në cilin drejtim dëshironi të zhvilloheni si qarqe dhe bashki. Secila komunë duhet të zgjedhë specializimin e vet dhe të punojë për produktin e marketingut që duhet të shesë”, tha nënkryetarja e komisionit, Rosica Kirova.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...