Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Natyra ndryshon më 6 gusht

Foto: Pixabay

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit, një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime dhe zakone të ndryshme popullore, karakteristike për rajone të veçanta të vendit tonë, për të cilat mund të lexoni në materialin nga thesari i Radio Bullgarisë:

Ekziston një besim se në këtë ditë Dera e Zotit shfaqet në qiell dhe hapet. Atëherë  vetë Zoti shfaqet për të përmbushur dëshirat e të drejtëve, të cilët vetëm mund të shikojnë derën e Perëndisë dhe t'i kërkojnë Zotit atë që kanë nevojë.

Edhe pse në kulmin e verës, në përfytyrimet popullore Shpërfytyrimi shënon fillimin e kalimit në vjeshtë. Dielli ia kthen shpinën verës dhe përballet me dimrin. Dita po shkurtohet, gjarpërinjtë dhe hardhucat fshihen në vrimat e tyre, dallëndyshet fillojnë të mblidhen për udhëtimin e tyre në jug.

Natyra transformohet më 6 gusht dhe kjo është një mundësi që edhe njerëzit të ndryshojnë. Ose të paktën të provojnë ...


Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari fillojnë të ashtuquajturat “Goreshtnici”

Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..

botuar më 24-07-15 10.23.PD

Festivali i figurave prej rëre fillon në qytetin bregdetar Burgas

Festivali i figurave të rërës rikthehet për të 17-ën verë radhazi në qytetin bregdetar Burgas. Ai do të hapë dyert për vizitorët më 5 korrik në parkun “Liqeni”, njoftoi BTA. Një shfaqje të veçantë me rastin e hapjes do të prezantojnë Shkolla e Baletit..

botuar më 24-07-05 9.01.PD

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas minoriteteve..

botuar më 24-06-28 5.31.MD