Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB). 48 deputetë votuan kundër dhe 13 abstenuan. Kabineti detyrohet të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm nga Komisioni Evropian për ecurinë e vendit drejt adoptimit të euros pasi të arrijë të mbulojë kriterin e inflacionit – i vetmi që nuk e përmbush deri më tani. Deri në 14 ditë pas përmbushjes së këtij kriteri, kabineti është i detyruar të propozojë adoptimin e euros nga 1 korriku 2025. Deri më tani, vendet nuk janë pranuar në eurozonë në mes të vitit, por nuk ka një rregull të përcaktuar, që kjo të ndodhë detyrimisht nga fillimi i vitit kalendarik . Data aktuale për vënien e euros në qarkullim do të përcaktohet me një vendim të Këshillit të BE-së.
Lexoi më shumë:
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..