Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gorica Grënçarova-Kozhareva është kryeministrja e re në detyrë

Presidenti dëshiron që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 20 tetor

Foto: BGNES

Kreu i shtetit Rumen Radev zgjodhi kryeministre në detyrë Gorica Grënçarova-Kozhareva, nënkryetare e deritanishme të Dhomës së Auditimit. Kushtetuta nuk përcakton një afat në të cilin ushtruesi i detyrës së kryeministrit duhet të paraqesë përbërjen e qeverisë së tij, por presidenti kërkoi që kjo të bëhet deri më 19 gusht, në mënyrë që të caktojë zgjedhjet për 20 tetorin. Para kësaj, kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, tërhoqi gatishmërinë e deklaruar për të pranuar postin e kryeministrit në detyrë për herë të dytë. Ai përmendi si motiv heqjen e tensionit politik.

“Personalisht nuk e njoh. Kur po zgjidhnim Dhomën e Auditimit, ajo ishte nga kuota e BSP-së. Nuk iu propozuan GERB-it poste ministrore në kabinetin e ri”, komentoi lideri i GERB-it Bojko Borisov.

Bashkëkryetari i DPS-së, Deljan Peevski, uroi që kryeministri i ri t'i rezistojë presionit të fortë të pritshëm mbi qeverinë e re të përkohshme për kontrollin mbi ministrinë e brendshme dhe qeverisjen elektronike.

Për bashkëkryetarin e “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, testi i parë i kryeministrit të ri do të jetë kë do të propozojë për ministër të brendshëm.

Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov deklaroi se Gorica Grënçarova-Kozhareva nuk është e përshtatshme për postin e kryeministres dhe nuk do të marrë vendime vetë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD

Ligj i ri rregullon tregun e kriptoaktiveve në Bullgari

Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..

botuar më 25-06-20 5.32.MD