Me katër kombinime të mrekullueshme me rreth, top, birila dhe fjongo, Borjana Kalejn fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris. Medalja e mëparshme për vendin tonë në gjimnastikë ritmike individuale daton në vitin 1988, kur Adriana Dunavska fitoi medaljen e argjendtë në Seul.
Gjimnastja e vetme më e mirë se Kalejn ishte kampionia aktuale e botës Darja Varfolomeev, e cila me gjithsej 142.850 pikë mundi bullgaren me 2.250 pikë.
Borjana u kualifikua në finale me rezultatin e tretë të kualifikimeve (136.450 pikë), me vetëm 2.650 pikë që e ndajnë nga pozita e lideres, e cila mbahej nga Sofia Raffaeli nga Italia.
Borjana Kalejn është kampionja absolute e Evropës nga Baku 2023 dhe më pas fitoi bindshëm nërenditjen prestigjioze “Gjimnastja e Vitit 2023” të Gjimnastikës Evropiane. Ky ishte çmimi i dytë i tillë për të, i pari ishte për vitin 2021.Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të..