“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e komunitetit, misioni i së cilës është të prezantojë shembujt e mirë të fqinjësisë së mirë dhe simbiozën mes të tashmes dhe historisë. Pas saj qëndron qendra kulturore "TaM" me themelues Galin Popov.
Këtë vit programi i festivalit përfshin mbi 100 ngjarje - filma të shkurtër, koncerte dhe festa, leksione, turne, aktivitete për fëmijë. Gjatë ditëve të nxehta të gushtit, shumë veprimtari do të zhvillohen përgjatë lumit të freskët Jantra. Një nga aktivitetet atje është një procesion me drita, i cili kujton qëllimin e mëparshëm të lumit - për transport, rekreacion dhe kanotazh sportiv. Pjesëmarrësit kanë ndërmend të pastrojnë brigjet përreth urës Stambollov përpara se procesioni të kalojnë poshtë saj.
Një tjetër pikë kryesore e edicionit të tretë të festivalit është muzika. Në një pjesë të madhe të sondazheve të edicioneve të mëparshme, banorët e kryeqytetit të vjetër bullgar Veliko Tërnovo u shprehën se programi muzikor ishte diçka që i ndihmoi të njihnin krijues të rinj kureshtarë dhe muzikë me një tingull dhe frymë të ndryshëm.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Varusha Jug, BTA
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..