Nëpunës të Ministrisë së Brendshme u mblodhën përpara ndërtesës së presidencës në Sofje dhe lëshuan sirenat e makinave në shenjë mbështetjeje të ministrit të brendshëm Kalin Stojanov. Kjo ndodhi pasi presidenti Rumen Radev në fillim të ditës së sotme refuzoi përbërjen e qeverisë së propozuar nga kandidatja për ushtruese të detyrës së kryeministres Gorica Grënçarova-Kozhareva, për shkak të figurës së ministrit të punëve të brendshme. “Dua t'i falënderoj edhe një herë për këtë reagim spontan, me të cilin kundërshtojnë përpjekjet e paprecedentë për të kontrolluar sistemet e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Kalin Stojanov në një koment për protestën.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..