Një tërmet i dobët është regjistruar në Sofje një minutë para orës 16:00, i cili ka qenë me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në katet e larta të disa lagjeve të kryeqytetit - "Druzhba", "Mlladost", "Studentski Grad" dhe "Malinova Dolina". Epiqendra e tërmetit ishte në lagjen jugore “Krëstova Vada”, në një thellësi prej 15 kilometrash, njofton Instituti Kombëtar i Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..