Bullgaria kërkon nga Komisioni Evropian aktivizimin e një mekanizmi mbrojtës për prodhuesit bullgarë të vezëve për shkak të importeve të tepërta nga Ukraina, njoftoi ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov.
Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Mbarështimin Industrial të Shpendëve, Tahov kujtoi se e ka ndërmarrë hapin e parë në mbrojtjen e prodhuesve, pasi të dhënat për situatën në këtë sektor u paraqitën prej tij në Këshillin e Ministrave në Bruksel.
Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të disa shteteve anëtare, është futur një mekanizëm mbrojtës për të aktivizuar një kuotë tarifore, përtej së cilës zbatohet një detyrim për importin e vezëve nga Ukraina. Ai theksoi se për vendosjen e masave mbrojtëse është e nevojshme që Brukseli brenda 4 muajve t’i bëjë një vlerësim gjendjes së tregut të BE-së apo tregut të një ose më shumë vendeve anëtare për produktet përkatëse.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve..