Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira pasdite, kryesisht në zonat malore. Aty dhe vende-vende në Fushën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje 17°. Maksimumi do të jetë nga 31 deri në 38°, në kryeqytet 32°.
Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi, me erë juglindore. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 28-32°. Uji i detit është 27-28°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në male do të mbajë mot me vranësira. Pas mesditës kryesisht në zonat perëndimore dhe qendrore të malit Stara Pllanina dhe në masivin Rilla-Rodope do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 23°, në 2000 m deri në 16°.
Ditën e premte do të mbajë mot me diell, pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe do të ketë reshje shiu.Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12..
Ministri i Kulturës Najden Todorov u takua në Sofje me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Zoran Ljutkov, njofton Ministria e Kulturës. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe artit...
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov anuloi shfaqjen ajrore në Bazën e Tretë Ajrore për shkak të një aksidenti me një avion L-39, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aksidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për demonstratat me rastin e 20 vjetorit të..
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...