Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe ktheheni një shekull e gjysmë prapa, në kohën më bullgare, ju mund të zhyteni sërish në tingujt dhe ngjyrat e përrallës unike moderne", thonë organizatorët. Ndër pjesëmarrësit e dëfrimit popullor janë muzikantët e "100 Kaba Gaide", Orkestra Trake "Gergjovden", Muzika Frymore e Etropolesë etj.
Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në festival duhet të veshë një kostum popullor (autentik, skenik ose të stilizuar). Burrat mund të kenë gjithashtu veshje vojvode ose çetnike, uniforma të vjetra ushtarake dhe armë. Lejohen edhe veshjet popullore, tradicionale për popujt dhe vendet e tjera. Ndalohet absolutisht filmimi meaparate fotografike, kamera dhe celularë në territorin e festivalit gjatë dy ditëve të para, saktësojnë organizatorët.Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..
"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..