Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e premte dhe e shtunë).
Të tre përfaqësuesit tanë janë sportistë të atletikës së lehtë, përfshirë kampionin olimpik të Rio 2016, Ruzhdi Ruzhdi. Ai do të garojë për një medalje në garën e hedhjes së gjyles në kategorinë F55 (që do të thotë se garuesi ka funksion të plotë të krahut dhe funksion të pjesshëm të bustit, por nuk ka funksion të këmbës).
Hristijan Stojanov, i cili është sportisti numër 1 i Bullgarisë me aftësi të kufizuara për vitin 2023 dhe fitues i medaljes së argjendtë nga Tokio 2020, do të marrë pjesë në vrapimin e 1500 metrave në Paris. Ai garon në kategorinë T46, d.m.th. është në mesin e sportistëve me një krah të amputuar.
Në Lojërat Paralimpike rikthehet edhe Stella Eneva, e cila është dalluar më shumë se një herë në disiplinën e hedhjes së diskut për femra. Kategoria e saj është F57 (për personat me gjymtyrë të dëmtuara që konkurrojnë në një pozicion ulur). Eneva është fituese e medaljes së argjendtë në Pekin 2008 dhe Londër 2012, dhe tani po rikthehet pas një mungese nëntëvjeçare për shkak të një ndëshkimi për përdorimin e dopingut.
Pjesëmarrja e parë e Bullgarisë në Lojrat Paraolimpike ishte në Seul të vitit 1988 dhe që atëherë bullgarët kanë fituar 5 medalje ari, 9 argjendi dhe 3 bronzi. Nga këto, vetëm një medalje nuk është në atletikë – medalja e argjendit e Petja Jurovës në garat e notit në Atlantë në vitin 1996.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: paralympic.org, Ministria e Rinisë dhe Sportit, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Para disa ditësh filluan Lojërat Olimpike Verore XXXIII. Për herë të tretë në historinë tonë moderne dhe saktësisht një shekull pas pritjes së fundit, forumi më i rëndësishëm sportiv po mbahet sërish në kryeqytetin francez Paris, i cili është dhe..
Në vazhdim të 19 ditëve, më shumë se 10 000 atletë nga 206 vende do të garojnë në 32 disiplina të ndryshme. Bullgaria do të përfaqësohet me 46 sportistë. Kjo është një nga ekipet më të vogla të vendit tonë në Lojëra Verore deri më sot. Me..
Radina Veliçkova fitoi medaljen e artë në 100 metra për vajza në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë. 16-vjeçarja Veliçkova përfundoi për 11.46 sekonda. Kështu ajo vendosi një rekord kombëtar bullgar..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për..