Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është lider në Evropën Qendrore dhe Lindore përsa u përket eksporteve të produkteve bujqësore në Kinë

Foto: mzh.government.bg

Në vitin 2023, 47% e totalit të eksporteve të Bullgarisë drejt Kinës është përbërë nga produkte bujqësore dhe ushqimore. Për sa i përket këtij eksporti në vitet 2022 dhe 2023, Bullgaria zë vendin e parë ndër vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Kjo u bë e qartë nga takimi i ministrit të bujqësisë, Georgi Tahov, me ambasadoren kineze në vendin tonë, znj. Dai Cinli, këtë javë.

Të dy vendet po punojnë në mënyrë aktive për të përfunduar procedurat për përmbushjen e kërkesave për importimin e një numri produktesh bujqësore dhe ushqimore bullgare në Kinë. Pas përfundimit të tyre, do të mundësohet rritja e vëllimit dhe llojeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore bullgare të eksportuara në Kinë, përfshirë frutat e ngrira dhe të freskëta, grurin dhe shafranin

"Bullgaria ka produkte bujqësore cilësore", theksoi ambasadorja Dai Cinli dhe dha shembullin e vajit të trëndafilit bullgar dhe produkteve të tij, mjaltin, vajin e lulediellit dhe ujërat minerale.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krijues të grafiteve pikturojnë kafshë shtëpiake dhe makina në Sofje

Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror hapësirë ​​në Sofje dhe programi u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe makinave klasike, njoftojnë..

botuar më 24-09-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12..

botuar më 24-09-13 7.45.MD

Ministrat e Kulturës të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë unanim, se “Kultura mund të jetë urë lidhëse mes nesh”

Ministri i Kulturës Najden Todorov u takua në Sofje me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Zoran Ljutkov, njofton Ministria e Kulturës. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe artit...

botuar më 24-09-13 6.28.MD