Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë, këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare.
Që nga fillimi i vitit 2021 deri më tani, këto janë zgjedhjet e shtatë radhazi parlamentare dhe të gjashta të parakohshme. Për votën, vendi ynë shpenzoi afro 514 716 900 leva /mbi 250 milionë euro/, bën të ditur BTA. Në buxhetin e Këshillit të Ministrave janë përfshirë edhe fondet për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta presidenciale, si dhe për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, në fillim të qershorit të këtij viti.
Këto janë statistikat: për votën e 4 prillit 2021 vendi ynë shpenzoi 65 649 500 leva /mbi 30 milionë euro/, për zgjedhjet e 11 korrikut 2021 - 68 191 500 leva /afërsisht 35 milionë euro/, më 14 nëntor të po këtij viti u zhvilluan zgjedhjet për president dhe nënpresident, si dhe për Asamblenë Kombëtare, dhe shuma arriti 123 964 200 leva /mbi 60 milionë euro/. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 tetorit 2022 janë shpenzuar 71 044 500 leva /mbi 35 milionë euro/. Për zgjedhjet më 2 prill 2023, kostot janë 87 687 800 leva /afërsisht 40 milionë euro/. Zgjedhjet e fundit më 9 qershor 2024 për deputetë të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe zgjedhjet për deputetë kanë një financim total prej 98 179 400 leva /afërsisht 50 milionë euro/.
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..