Gjatë 24 orëve të ardhshme atmosfera në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Zhvillimi I vranësirave do të vazhdojë dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra, në disa zona dotë jenë përkohësisht intensive, me bubullima. Do të ketë edhe kushte për breshër. Gjatë natës era veriore në Bullgarinë Lindore do të dobësohet.
Të premten era do të forcohet sërish. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 23° në verilindje deri në 31° në rajonet ekstreme jugperëndimore, në Sofje 25°-26°.
Përgjatë Detit të Zi do të zhvillohen vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 24 deri në 27 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Mbi male do të zhvillohen edhe vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë 20°-21°, në 2000 metra - rreth 13°.
Brenda pak javësh, një anije tjetër me tuba për Korridorin Vertikal të Gazit do të mbërrijë në portin e Burgasit, njoftoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në Forumin e Lidhshmërisë Burgas 2025. Eventi mblodhi së bashku diplomatë, ministra dhe..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen Radev, i cili theksoi se "marrëdhëniet e shkëlqyera midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke në..
Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..