Ministrat e jashtëm të BE-së mbajtën takimin e tyre të parë të sezonit të ri politik më 29 gusht. Bullgaria u përfaqësua nga ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov. Në rendin e ditës ishte situata në Ukrainë, zhvillimi i situatës në Lindjen e Mesme dhe situata në Venezuelë pas zgjedhjeve presidenciale. Ministrat e jashtëm të Ukrainës Dmitro Kuleba, Hakan Fidan i Turqisë dhe koordinatorja e lartë e OKB-së për ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës Sigrid Kaag ishin gjithashtu të pranishëm si të ftuar specialë në takim. Në takim, ministri Kondov theksoi nevojën për forcimin dhe rritjen e forcave evropiane të mbrojtjes, si dhe nevojën për rritjen e mbështetjes për Ukrainën për rimëkëmbjen e shpejtë të infrastrukturës energjetike të vendit. Lidhur me krizën në Gazë, ministri Kondov theksoi se "Bullgaria mbështet rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe udhërrëfyesin e presidentit Biden për paqen" dhe shtoi se për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është i nevojshëm kufizimi dhe de-përshkallëzimi i tensioneve. Bullgaria mbështet dhe merr pjesë në ofrimin e ndihmës humanitare, shtoi ai.
Në kuadër të takimit jozyrtar, ministri i jashtëm bullgar diskutoi me kolegen e tij rumune Luminica Odobesku për ndërtimin e korridorit multimodal të transportit midis Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme lidhëse mes dy vendeve.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..