Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi në një mbledhje të jashtëzakonshme që të pranojë paralelisht aplikimet për pjesëmarrje në zgjedhje edhe të simpatizantëve të kryetarit të nderit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) Ahmed Dogan, edhe atyre të Deljan Peevskit. Vendimi u mor me tetë vota kundër tre kundër me arsyetimin se vendimi është absurd.
Me këtë vendim i jepet fillim punës së KQZ-së për regjistrimin e partive dhe koalicioneve, pasi më herët të dyja kampet në DPS - rreth Ahmed Doganit dhe rreth Deljan Peevskit - bllokuan ndërtesën.
“Para pak kohësh regjistruam pjesëmarrjen e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Pjesëmarrja e forcës sonë politike do të jetë në formën e një koalicioni prej 3 partish”, u tha gazetarëve Xhevdet Çakërov nga DPS rreth Ahmed Dogan. “Njëra nga palët është forca jonë – Lëvizja për të Drejta dhe Liri. Të tjerët janë SBOR (Bullgaria e Drejtë Patriotë të Bashkuar) dhe parti e tretë është Bashkimi Popullor Bujqësor. Në këto zgjedhje do të marrim pjesë me shkurtesën DPS”, tha Jevdet Çakarov. Ai premtoi një orientim euroatlantik për të ardhmen evropiane të Bullgarisë dhe një jetë më të mirë në vend.
Deljan Peevski, nga ana e tij, do të paraqitet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në koalicionin "DPS - Fillimi i Ri" me dy parti. Këto janë "Zëri Bullgar" dhe “Liderët e Rinj", raportoi Trud.
Në programin e ditës së parë të edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar “Velenxa Ballkanike” në fshatin Shishkovci , komuna e Kjustendilit, përfshihen ekspozitat “Velenxat e Kraishteto”, “Veshjet në Kraishteto nga fillimi i shekullit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi, ndërsa pas mesditës në shumë zona të Bullgarisë..
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova do të vizitojë Bullgarinë më 13 shtator, njoftoi BTA, duke cituar informacione nga Zyra e Presidentit në Shkup. Në kuadër të vizitës së saj në kryeqytetin bullgar,..
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...
Janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, ka bërë të ditur nënkryetarja..