Festimet me rastin e 139-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore dhe festës së Plovdivit filluan me lutjen solemne në kishën katedrale “Shën Nëna e Zotit”, të drejtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj.
U bënë homazhe dhe u vendosën kurora dhe luleve para pllakës përkujtimore të majorit Rajço Nikollov, në monumentin e rilindësit Gavrill Krëstevich dhe në monumentin e revolucionarit dhe shkrimtar Zahari Stojanov.
Nga qyteti nis edhe Maratona e 48-të Ndërkombëtare Përkujtimore “Bashkimi”, duke kaluar nëpër disa fshatra e më pas të kthehet në sheshin me të njëjtin emër. Paralelisht me të, u zhvillua maratona për fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e të gjitha klasave.
Festimet vazhdojnë me program muzikor në orën 18:00, kur në sheshin "Stefan Stambollov" do të performojë grupi "Mary Boys Band". Një orë më vonë, në sheshin e Stadiumit Romak, komiteti "Rodoljubie" do të prezantojë një rishfaqje të ngjarjeve të 6 shtatorit 1885. Ekspozita "Sandro - Princi Aleksandër von Battenberg" do të hapet në Muzeun Historik Rajonal.
Nga ora 20:30 do të nisë ceremonia zyrtare me rastin e ngjarjes historike në sheshin “Sëedinenie”. Presidenti Rumen Radev do ta pranojë gardën e nderit dhe më pas do të mbajë një fjalim. Në mesin e të ftuarve do të jetë edhe kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Festa solemne do të përfundojë me fishekzjarrë.
Bashkimi shënohet në të gjithë vendin me ngjarje të shumta. Në Sofje u zhvillua një ceremoni përpara mauzoleumit të Princit Aleksandër të Parë të Batenbergut me pjesëmarrjen e njësisë së Gardës Kombëtare. Fjalime të rastit mbajtën kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe drejtori i Agjencisë Shtetërore “Arkivi” Mihaill Gruev.
Lexoni më shumë:Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në pjesën jugore të vendit do të ketë vranësira më të konsiderueshme. Reshje të dobëta bore do të ketë..
Nis punën kontingjenti i përbashkët i oficerëve nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria, i cili do të forcojë sigurinë e kufirit të Bullgarisë me Turqinë, i cili tashmë është i jashtëm i Shengenit. Ministrat e brendshëm të Rumanisë - Katëlin..
Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u riparuar dhe më pas do të vazhdojë lundrimin drejt Amerikës së Jugut – Uruguait dhe Argjentinës, me..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në..
Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u..