Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona.
Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të Balneologjisë dhe Turizmit Spa, Prof. e Asociuar Antoaneta Grozeva, Drejtoreshë e Kolegjit Mjekësor në Universitetin e Burgasit "Prof. Dr. Asen Zllatarov" theksoi se vendi ynë ka mbi 100 vjet traditë në balneoterapi, njoftoi BTA. Në kongresin dyditor në Burgas (9-10 shtator 2024). Prof. e Asociuar Grozeva theksoi gjithashtu se Bullgaria, si një vend i vendosur në Detin e Zi, ka shumë mundësi për mjekim detar dhe zhvillimin e turizmit mjekësor, i cili daton që nga viti 1965.
Ndër qendrat tona më të njohura në bregdetin e Detit të Zi janë ato në vendpushimet Allbena, Shën Konstandini dhe Elena, Zllatni Pjasëci dhe Pomorie, theksoi Profesoresha e Asociuar Grozeva. Për shembull, në sanatoriumin "Banjot Minerale të Burgasit", i hapur në vitin 1954, trajtimi është shumë efektiv, për shkak të ujit mineral, i cili ka një përbërje të jashtëzakonshme, cilësi shumë të mira, temperaturë të përshtatshme dhe mund të përdoret për balneoterapi të jashtme dhe të brendshme për shumë sëmundje. Uji përmban silic, i cili kohët e fundit është përdorur si një terapi kundër plakjes.
Lexoni më shumë për pasurinë e ujërave minerale të Bullgarisë:
Foto: Veneta Nikollova, BTAHeraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..
Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..