Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 11 shtatorin

Shiu gradualisht pushon, por moti mbetet i freskët

Foto: БТА

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në gjysmën lindore të vendit, do të shoqërohen me bubullima dhe do të jenë të konsiderueshme në sasi.

Të mërkurën pas mesditës nga perëndimi reshjet do të dobësohen dhe do të ndalojnë, në mbrëmje vranësirat do të fillojnë të çahen dhe të zvogëlohen. Era do të fryjë e dobët deri mesatare. Temperaturat në Bullgarinë Lindore do të ulen dhe maksimumi do të jetë kryesisht ndërmjet 20° dhe 25°, në Sofje rreth 19°.

Në zonat malore do të mbajë vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, të konsiderueshme në sasi. Pasditen e së mërkurës reshjet do të fillojnë të dobësohen dhe të ndalojnë nga perëndimi. Era do të fryjë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor dhe do të fryjë mesatare deri e fortë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 15°, në 2000 metra - rreth 9°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot i vranët. Do të ketë reshje shiu, vende-vende do të jenë të konsiderueshme në sasi dhe të shoqëruara me bubullima. Në mbrëmje reshjet do të dobësohen dhe do të ndalojnë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të jenë 24°-26°. Temperatura e ujit të detit është 24°-25°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë, përgjatë bregdetit verior të Detit të Zi për një kohë të shkurtër - 3 ballë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët lindore-juglindore, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 25-04-14 7.40.MD

Ahmed Dogan pranoi probleme serioze në organin kolektiv të DPS-së

"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme serioze - si një mënyrë kolektive jetese, si një mënyrë për të marrë vendime, si një marrëdhënie me..

botuar më 25-04-14 6.38.MD
Borisllav Gucanov

Ministri social: Rreth 24% e ekonomisë është në hije në vendin tonë

Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e deklaroi në Varna ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov. Ai vuri në dukje se gati..

botuar më 25-04-14 3.43.MD