Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dëshiron të lehtësojë importin e produkteve bujqësore bullgare në Kinë

Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Në një forum biznesi bullgaro-kinez në Sofje, presidenti Rumen Radev u theksoi bizneseve kineze avantazhet e mjedisit të biznesit në Bullgari dhe praninë e specialistëve të kualifikuar. "Nuk ka makinë të prodhuar në Evropë që të mos ketë komponentë të prodhuar në Bullgari. Po flasim për një nivel të lartë të softuerit, për makina autonome, zgjidhje të tjera të rëndësishme progresive", tha Radev. Ai vuri në dukje se vendi ynë është i pari në Evropë për nga përqindja e territorit të përshtatshëm për bujqësi organike dhe theksoi perspektivat për rritjen e eksporteve bullgare të produkteve bujqësore në Kinë. Presidenti shprehu gjithashtu pritjen se Kina do të lehtësojë procedurat e importit nga Bullgaria, veçanërisht për produktet bujqësore, gjë që do të kontribuojë në zgjerimin e pozicioneve të vendit tonë në treg në Kinë.

Kreu i shtetit kujtoi se vite më parë u takua me presidentin Xi Jinping gjatë një vizite në Kinë, ku u nënshkrua një deklaratë bashkëpunimi, në bazë të së cilës ai pret që "në radhë të parë, të ketë një degë të një banke kineze këtu në Bullgari në mënyrë që të aktivizohen marrëdhëniet e biznesit dhe të garantohet stabiliteti i tyre. Së dyti, të kemi një linjë ajrore direkte midis Pekinit dhe Sofjes”.

Lexoni më tepër:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Përfaqësia e KE-së në Bullgari

Komisioni Evropian i dorëzon një çmim përkthimi nxënëses së klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova

Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..

botuar më 25-04-10 6.05.PD

Parashikimi i motit për 10 prillin 2024

Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..

botuar më 25-04-09 7.35.MD

Transporti publik i Sofjes do të protestojë të hënën, bllokon kryqëzimet

Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..

botuar më 25-04-09 6.30.MD