Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të kishës, kryqi u zbulua në Jerusalem në shekullin e IV nga nëna e perandorit Konstantin i Madh - Shën Elena. Një pjesë e tij u dërgua në Kostandinopojë dhe një tjetër u vendos në Kishën e Ngjalljes së Krishtit në Jerusalem te Varri i zotit. Më 14 shtator të vitit 335, ky tempull u shenjtërua solemnisht dhe kryqi u nxor për adhurim të mijëra besimtarëve. Që atëherë, kjo ditë festohet si Lartësimi i Kryqit të Shenjtë, i njohur edhe si Dita e Kryqit. Një fragment i Kryqit të Shenjtë ruhet në tre kisha të Sofjes.
Kryqi, i quajtur edhe "shenja e shenjave" është një simbol i lashtë që haset në kulturat e shumë popujve në mbarë botën. Zakonisht lidhet me diellin dhe zjarrin, ose merret si ekuivalent e pemës botërore.
Një rëndësi të veçantë për të krishterin ka kryerja e shenjës së kryqit. Sipas predikuesve të krishterimit, ky është simboli më i thjeshtë i besimit, pa fjalë dhe i pranueshëm për të gjithë. Sipas traditës, njeriu bën kryq në hyrje në kishë, përpara se të ulet në tavolinë dhe të pi verë, përpara se të niset në rrugë dhe të fillojë punë. Mendohet se shenja e kryqit dëbon çdo lloj demonësh dhe të këqija.
Në kalendarin e krishterë, kryqi nderohet 4 herë në vit. Festa më e madhe kushtuar kryqit është më 14 shtator. Ajo lidhet me fillimin e vjeshtës. Besohet se atëherë dita dhe nata kryqëzohen, bëhen të barabarta dhe dielli merr rrugën drejt dimrit.
Mund të lexoni më shumë:
Sot është Dita e Gjyshes (Babinden) - një nga festat më të dashura dhe autentike bullgare, me rrënjë të thella në traditën popullore. E festuar më 8 janar sipas stilit të ri, ajo u kushtohet grave që ndihmuan nuset e reja gjatë lindjes – gjyshet-mami...
Kisha Ortodokse Bullgare nderon më 7 janar kujtimin e Shën Gjon Pagëzorit, të quajtur edhe Pararendës, sepse ai përgatiti njerëzit për ardhjen e Shpëtimtarit. Dita kushtuar Shën Gjonit, i njohur në vendin tonë si Dita e Ivanit, është menjëherë pas..
Sivjet më 6 janar, kur bie një nga festat më të ndritshme të krishtera – Epifania ose Dita e Bekimit të Ujit , shënojmë edhe 177 vjetorin e lindjes së poetit revolucionar Hristo Botev, sipas stilit të ri. Me këtë rast atmosfera në qytetin..