Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin "Burgasi dhe deti".
"Unë jam mbesa e Ivan Kollarovit, i cili është kompozitori i këngës "Mbrëmjet e Burgasit". Kështu që unë jam e lidhur ngushtë me muzikën dhe me Burgasin. Jo vetëm sepse kam lindur atje, por sepse jam trashëgimtare e këtij simboli të qytetit, e himnit të qytetit. Thjesht nuk kam pasur zgjidhje tjetër veçse të marr pjesë në konkurs, sepse për mua kjo është një vazhdimësi e punës së tij” – thotë Tedi Ruseva.
Ajo është autore e tekstit të pothuajse të gjitha këngëve të saj. Zakonisht ai është bazuar në përvojën e saj personale. Këngëtarja thotë se në këtë mënyrë shëron veten dhe njerëzit e tjerë që e shohin veten në këngët e saj dhe thonë se ato i kanë prekur thellë. Për muzikën dhe aranzhimin e “Vetëm deti”, Tedi iu drejtua Zheko Zhekovit, i cili ka marrë pjesë edhe në videoklipin e këngës.
Subjekti bazohet në kujtimet e saj të fëmijërisë. Klipi është xhiruar në qendër të vendlindjes së saj Burgas dhe paraqet vende emblematike në qytet – godinë e bashkisë, orën, ka edhe pamje nga vetë konkursi "Burgasi dhe deti". Vogëlushja, e cila luan rolin e këngëtares në fëmijëri, ecën rrugës "Bogoridi", arrin gradualisht në det dhe në Teatrin Veror, ku këndon para 2000 njerëzve live dhe kështu realizon ëndrrën e saj të fëmijërisë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Festivali muzikor Breeze by Exit do të mbahet në qytetin tonë të Detit të Zi, Varna nga 15 deri më 18 gusht. Forumi muzikor është bashkim i dy festivaleve - EXIT (Serbi) dhe Breeze (Bullgari), dhe edicioni pilot do të quhet "Varna Breeze by Exit"...
Pesë muzikantët e grupit vokal "Spektrum" - Spectrum Vocal Band - janë ndër ata që nuk pushojnë së na mahnitur me mundësitë e pafundme të zërave njerëzorë. Ivelina Coneva, Vesella Morova, Konstantin Bejkov, Janko Jankov dhe Daniell Nikollov kanë..
Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit - spektakël "Përgjithmonë" në sallën Nr.1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar, fansat e Jordanka Hristovës sot do të kenë mundësinë të shijojnë edhe një herë këngët e paharrueshme të..