Bullgaria mund të humbasë 63 milionë euro nga mjetet evropiane të ndara falas për blerjen e pajisjeve teknike për kontrollin kufitar, të nevojshme për anëtarësimin tonë të plotë në zonën Shengen. Kështu ka paralajmëruar deputeti i PP-DB-së, Martin Dimitrov. Sipas tij, qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit i ka shënuar një autogol Bullgarisë.
“Për shkak të Shengenit, Bullgaria duhej të blinte skanerë të veçantë për një kontroll më të mirë të kufirit. Kishte një kërkesë për të shpallur një prokurim publik, por prokurimi publik u ndërpre dhe u zgjodh një kompani e caktuar me arsyetimin se meqenëse bëhet fjalë për veprimtari hetimore, ka mundësi për një mënyrë të tillë veprimi. Ky është një gabim i madh, sepse të gjithë ata që nuk e duan Shengenin tokësor të Bullgarisë, tani kanë një arsye formale për të kërkuar shtyrjen e tij”, komentoi Dimitrov. “Fakti që Bullgaria anuloi një prokurim publik dhe filloi negociata të drejtpërdrejta dhe të fshehta me një kompani të panjohur tashmë po dëgjohet në Bruksel dhe po shkakton tensione serioze”, tha eurodeputeti Radan Kënev.Në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake u hap ekspozita "Uria 2.0". Ajo interpreton temën themelore të urisë në pesë aspekte të ndryshme – uria fizike, uria për vetëmbrojtje, uria për siguri, uria për të vërtetën dhe uria për të ardhmen. Vizitorët do..
Të premten moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale nga 33° deri në 38°, në Sofje – rreth 33°. Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në orët e pasdites deri mesatare, nga..
Presioni migrator dhe orvatjet për kalim të paligjshëm nëpër kufirin bullgaro-turk janë në rënie, deklaroi para gazetarëve ministri i punëve të brendshme, Daniell Mitov. Sipas tij, krahasuar me vitin 2023, presioni migrator ka rënë me rreth 70%, gjë që..
Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia,..
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i..
Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DANS) po zhvillojnë një aksion në Sofje..