Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik të këtij viti, kështu që KE po fillon procedurat e shkeljes dhe tashmë dërgoi letra zyrtare njoftimi për të gjitha vendet, përveç Danimarkës, e cila arriti të përmbushë atë afat. Rregullat parashikojnë procedura të thjeshtuara dhe të përshpejtuara për dhënien e lejeve, duke përfshirë projektet për përfshirjen e energjisë së rinovueshme të prodhuar shtesë në rrjetin elektrik. Bullgaria, si dhe vendet e tjera të përcaktuara nga KE, kanë një periudhë dymujore për të vendosur rregullat për përshpejtimin e procedurave. Dështimi për ta bërë këtë mund të çojë në procedim penal.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..