Mbi 250 verëra po marrin pjesë në Festivalin e 12-të të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada” në Stara Zagora. Ai hapet sonte në orën 17:30 me një paradë të pretendentëve për Mbretëreshën Augustiada, të grupeve folklorike dhe shoqatës për restaurimet antike "Via Pretoria", tha për BNR Oleg Stoilov, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, bashkëorganizator i aktivitetit. Festivali do të shoqërohet me një program të pasur dhe të larmishëm kulturor me pjesëmarrjen e Operës Shtetërore Stara Zagora, formacione xhaz nga qyteti dhe Bullgaria dhe ansamble të tjera muzikore.
Këtë vit, një fokus i veçantë i festivalit, i cili do të zgjasë deri më 29 shtator, është Serbia, dhe verërat serbe do të prezantohen në ekspozitë nga e premtja deri të dielën në rrugën antike të Augusta Trajana antike pas Teatrit të Operës në Stara Zagora. Paralelisht, në Muzeun Historik Rajonal po mbahet një konferencë kushtuar prodhimit të verërave dhe turizmit.Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin në fillim të tetorit dhe do të përmbusheshin deklaratat e të anketuarve, forca e parë politike me 25.7% të votave do të ishte koalicioni GERB-SDS. Kjo është sipas një sondazhi të Agjencisë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev prezantoi Bullgarinë në Samitin në kuadër të "Procesit të Berlinit" në kryeqytetin gjerman. Takimi u zhvillua në formatin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere të nismës, si dhe..
Shefi i Mbrojtjes Adm. Emill Eftimov do të marrë pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të BE-së, i cili fillon më 14 tetor në Budapest. Forumi zhvillohet në kuadër të Presidencës Hungareze të Këshillit të BE-së. Zyrtarë të lartë ushtarakë do..
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u parqitën 259 sinjale për blerje votash për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. U iniciuan 70..
Paraditen e së shtunës do të ketë kushte ngricash në zonat fushore dhe mjegull afatshkurtër përgjatë lumenjve. Gjatë ditës do të mbajë mot..
Në orët e para të 19 tetorit 2024, njësia e gjashtë e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”do të mbyllet për mirëmbajtjen e planifikuar vjetore, e cila..