Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe me të ardhura më të ulëta”, thekson qeveria. Ndërsa rritet, përfitimet sociale dhe mbështetja financiare e lidhur me vlerën e tij do të rriten sipas Ligjit për Ndihmën Sociale, Ligjin për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Ju kujtojmë se Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) kërkoi që kufiri i varfërisë për vitin 2025 të jetë 667 leva /341.03 euro/, si dhe të ndryshohet metodologjia e llogaritjes së saj.Gjysma e kompanive nga Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari besojnë se tarifat mbi importet e mallrave nga BE-ja të shpallura nga presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk do të ndikojnë drejtpërdrejt në biznesin e tyre. 1/3 e punëdhënësve të..
Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej kompanive më të mëdha të ndërmjetësimit në tregun bullgar. "Nëse në vitin 2015 në Sofje mund të..
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..