Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin 2019, tha për bTV ministri i turizmit në detyrë, Evtim Milloshev. Por ka edhe shumë probleme - mungesa e fuqisë punëtore, mungesa e vetëvlerësimit personal dhe e ndjenjës së produktit kombëtar, rritja e çmimeve të karburanteve, të ushqimeve, si dhe rritja e çmimit përfundimtar, theksoi Milloshev. Në lidhje me të dhënat jozyrtare se afër 10% e punëtorëve nga vendet e treta që kanë marrë karton blu për të punuar në Bullgari, përkatësisht në BE, më pas janë larguar në një shtet tjetër, Milloshev tha se problemi lind për shkak se në Bullgari nuk ka punëtorë. Sipas tij, duhet një bisedë e madhe për turizmin bullgar, për infrastrukturën, regjimin e vizave, ekologjinë, etj.
Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..
Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..