Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale “Perëndim” në operacionin e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR). Komandanti i mëparshëm kombëtar, nënkoloneli Zahari Dimov, ia dorëzoi flamurin kombëtar komandantit të ri, nënkolonelit Cvetan Dejanov, të Komandës së Forcave të Përbashkëta, në një ceremoni të mirëseardhjes së flamurit të NATO-s dhe flamurit bullgar në bazën e “Film City” në Prishtinë. Ushtria bullgare do të kryejë detyra në lidhje me mbështetjen e sigurisë në zonë, patrullimin dhe monitorimin në fushën e përgjegjësisë, etj.
I ftuar zyrtar në event ishte Hristo Guxhev - ambasador i Bullgarisë në Kosovë, i cili shprehu mirënjohjen dhe ndjenjën e krenarisë për pjesëmarrjen e personelit ushtarak bullgar në operacionin e KFOR-it.Të premten moti do të jetë kryesisht me diell, por me erë. Pasdite, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga jugperëndimi dhe në mbrëmje do të bien reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit gjatë natës. Temperaturat minimale..
Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke folur me Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore të Bankës Botërore, Antonella..
Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti Conço Ganev. Partia u ka dërguar një ftesë dy grupeve parlamentare – MEÇ (“Moralit, Unitetit dhe..
Punonjësit e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të zhvillojnë një miting..
Zyra e Prokurorit hapi një procedurë paraprake kundër anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Seksionale dhe të Qarkut në Stara Zagora, Kërxhali,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri thirrje Kuvendit Popullore nëpërmjet mediave që të mos lejojë shqyrtimin e propozimit jokushtetues, sipas tij, për..