Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit

Foto: BTA

Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit të mbledhjes sonte të Këshillit të Sigurimit të Këshillit të Ministrave të thirrur nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev lidhur me sfidat dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare të Bullgarisë si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në takim morën pjesë ministrat e punëve të brendshme, të mbrojtjes, krerët e shërbimeve të sigurisë, përfaqësues të partive politike nga parlamenti.

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria po bën thirrje për de-përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme në sinkron me qëndrimin evropian për këtë çështje.

Gllavçev theksoi gjithashtu reagimin e shpejtë të Bullgarisë ndaj evakuimit të qytetarëve bullgarë nga Libani.

"Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve bullgarë," theksoi ai.

Ministria jonë e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat bullgare në Bejrut, Tel Aviv dhe Teheran. Misionet tona diplomatike në Liban, Izrael dhe Iran vazhdojnë të punojnë, tha më herët sot zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Elena Shekerletova. Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare është thirrur nga presidenti Rumen Radev për të premten, më 4 tetor.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galin Cokov

Ministri i arsimit me mesazh festiv për Ditën e Iluministëve të Popullit

Më 1 Nëntor shënojmë Ditën e Iluministëve të Popullit. Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në botë që ka një festë të tillë, në të cilën bullgarët e merituar - arsimtarë, shkrimtarë dhe revolucionarë - nderohen së bashku. Kjo ditë është simbol i..

botuar më 24-11-01 9.03.PD

Në Sofje u mbajt një takim pune për ndërtimin e linjës hekurudhore përgjatë Korridorit Nr. 8

Përfaqësues të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut morën pjesë në një takim pune për hekurudhën e Korridorit Nr.8, njoftoi Ministria e Transportit. Nga institucioni saktësojnë se takimi i planifikuar për 16 tetor në Bruksel u mbajt më 31 tetor në..

botuar më 24-11-01 8.46.PD
Pamje nga qyteti Dobriç, Bullgaria Verilindore

Parashikimi i motit për 1 nëntorin

Ditën e premte në mëngjes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të jenë nga 5° deri në 10°, në Sofje 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara. Maksimumi do të..

botuar më 24-10-31 7.40.MD