Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

Banjat Qendrore Minerale
Foto: visitsofia.bg

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta dhe zhvillohet çdo të shtunë nga ora 10:00, duke filluar nga Mauzoleumi  - varr i Princit Aleksandër I Batenberg dhe duke përfunduar në Muzeun Historik Rajonal - Sofje, njofton faqja bgtourism.

Monumenti i Pilotëve dhe Parashutistëve Bullgarë

Një guid turistik i licencuar në bullgarisht prezanton para turistëve të gjitha vendet kryesore dhe pamjet me vlera historike dhe kulturore në Sofje. Lokacionet përfshijnë Shtëpinë e Jabllanskit, Monumentin e Pilotëve dhe Parashutistëve Bullgarë, rrugën më të shkurtër në qytet, Kullën e Verdhë Tetëkëndëshe të vitit 1920 dhe shumë të tjera.

Kulla e Verdhë Tetëkëndëshe nga viti 1920

Ata që dëshirojnë të eksplorojnë bukurinë e qytetit duhet të regjistrohen paraprakisht për të marrë pjesë në turne. Kjo mund të bëhet në qendrat informative turistike - në nënkalimin e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe në Kopshtin e Qytetit, si dhe online - përmes formularit të regjistrimit të disponueshëm në faqen e internetit www.visitsofia.bg.

Teatri Popullor Ivan Vazov

Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Gergana Mançeva

Foto: visitsofia.bg, BNR

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali

Nga fundjava e midhjeve e gjer te pushimet në kinema, ose si Burgas i tërheq turistët

Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke..

botuar më 25-03-27 7.15.PD

"Vemja e Rodopeve" - treni që përshkon kohën dhe malin

"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..

botuar më 25-03-24 7.40.PD

Momçillovci, ose Musilijan - pse kinezët e duan fshatin piktoresk në malin e Rodopeve

Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..

botuar më 25-03-23 6.15.PD