Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha.
Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev, të cilët fituan përkatësisht medaljent e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike të Parisit, janë pa financim që nga fillimi i vitit. Nuk është ende e qartë nëse situata aktuale do t'i pengojë ata të konkurrojnë në Kampionatin Botëror në Bahrein në fillim të dhjetorit.
“Do të bëj gjithçka për të shpëtuar Federatën e Peshëngritjes”, tha Karlos Nasar në një intervistë për BGNES. Ai shtoi se bashkë me kandidatin për president të ri, Marin Millashki, po bëjnë gjithçka që të tërheqin kërkesën në gjykatë dhe të kenë mundësi të paguajnë një pjesë të borxheve.
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..