Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet. Turistët vizitojnë ferma të vogla ose shtëpitë e mikpritësve vendas, ku njihen me kuzhinën e Kjustendilit, e cila bazohet në recetat e vjetra të transmetuara ndër breza.
“Gjatë këtyre vizitave, mysafirët bisedojnë me njerëzit dhe mësojnë për historinë e vendit dhe zakonet”, thotë Gergana Kabaivanova, menaxhere e platformës online për gastronomi dhe turizëm rural. Për shembull, në qendër të Rëzhdavica ka një kompleks të vogël etnografik, ku kooperativa lokale rikrijon zanatet, zakonet dhe traditat e kuzhinës nga rajoni. Cila është gjella më e përhapur në rajonin e Kjustendilit?
"Nga pikëpamja kulinare, atje ka produkte të shkëlqyera dhe mbretëresha është byreku me presh i Kjustendilit (i ashtuquajturi “zellnik), i cili bëhet me dy lloje mbushjesh dhe tre lloje të përkuljes së koreve, duke u pjekur në podnica (enë e rrumbullakët e sheshtë balte) - thotë Gergana Kabaivanova. - Kjo është një pjatë unike bullgare që në fshat quhet "zellnik" dhe në të ka të gjitha llojet e zarzavateve. Në qendër të këtij byreku bëhet një mbushje prej zarzavatesh (në dimër mbushja përgatitet me speca dhe domate), ndërsa periferia është e mbushur me vezë dhe djathë. Dhe kur prisni një copë, ti shijon dy shije të ndryshme. Byreku është shumë i rëndësishëm edhe sot e kësaj dite, sepse lidhet me ngrohtësinë dhe unitetin e bashkësisë vendase”.
Turistët marrin pjesë me entuziazëm në përgatitjen e specialitetit të makaronave, duke preferuar më së shpeshti të gatuajnë koret në vend që të presin mishin dhe perimet. Zona njihet edhe për traditat e saj në prodhimin e bozës, e cila zakonisht hahet me byrekët. Në dyqanin e fshatit Rëzdavica, ku shitet boza, bëjnë demonstrime të përgatitjes së pijes së shijshme sipas teknologjive të vjetra. Dhe më shumë:
“Ka përfaqësues të pjatave të tjera interesante. Për shembull, skrobi, i cili bëhet nga pita e misrit. Ajo grimcohet në copa të mëdha, spërkatet me djathë, me gjalpë dhe në disa raste me sheqer pluhur, megjithëse ky është një opsion i ri. Sepse sheqeri është i njohur kohët e fundit në kuzhinën bullgare. Në rajon ka gjellë të tjera interesante, të panjohura për shumicën e bullgarëve”, thotë Gergana Kabaivanova.
Në fermën e vogël me dhi në fshatin Bllatec, turistët mësohen se si të bëjnë vetë djathin e tyre shtëpiak, gjalpin, ose si të fermentojnë kosin e tyre. Në fshatin Eremija, ata pjekin pica me drithëra të plota në një furrë njëqindvjeçare - taban. Aty mësohen edhe se si të pjekin bukë prej spelte, të bluajnë miell ose të përgatisin tharm prej drithërash dhe bishtajoresh të ndryshme. Mikpritësit u tregojnë gjithashtu se si piqen gjellët në podnica, në qymyre ose në një furrë të vjetër me tulla.
Në fshatin Rëzhdavica, artisti i madh bullgar Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri pikturoi disa nga portretet e tij më të famshme të grave bullgare të veshura me kostume popullore të Kjustendilit në sfondin e pemishteve të pasura. Kështu lindi ideja e fotosesioneve të të ftuarve, të veshur me kostume si ata në pikturat e tij me famë botërore. “Zona ka një natyrë tepër të pasur, e cila kombinohet shumë mirë me turizmin e kuzhinës”, thotë Gergana Kabaivanova dhe shton:
"Sigurisht, edhe burimet minerale ia vlen të vizitohen. Ka hotele të mira të vogla spa në afërsi që ofrojnë zhytje në ujin mineral në pishina. Mua më pëlqen shumë udhëtimi me tren nga Sofja deri në Kjustendill, ku mund ta shohësh nga dritaret gjithë gjelbërimin, gjithë shkëlqimin e zonës në Qafën Zemenski. Udhëtimi zgjat nga 2 deri në 3 orë”, përfundon Gergana Kabaivanova
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: pendara.bg, Facebook /Gergana Kabaivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..