Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 30 tetorin

Do të ketë vranësira të shpërndara me reshje të dobëta lokale

Foto: BTA

Të mërkurën do të ketë vranësira të shpërndara. Në Bullgarinë Qendrore dhe në fushën e Trakisë së Epërme vranësira do të jetë e ndjeshme, e ulët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Pas mesditës vranësirat do të zvogëlohen deri në mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga 5° deri në 10°, në Sofje 6°. Maksimumi do të jetë nga 15° deri në 20°, në Sofje - rreth 17°.

Në male do të ketë vranësira të shpërndara. Më të konsiderueshme do të jenë mbi Ballkanin Qendror dhe masivin Rilla -Rodope, ku do të bjerë shi i dobët. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 13°, në 2000 m - rreth 6°.

Përgjatë Detit të Zi paradite do të mbajë mjegull dhe vende-vende vranësira, më pas vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 16 deri në 18 gradë. Uji i detit është 17-18°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Ditën e enjte mundësia e reshjeve është e vogël, do të ketë vranësira të shpërndara.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zafirov

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar pjesëmarrjen bullgare në forcat paqeruajtëse në Ukrainë

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...

botuar më 25-02-18 2.35.MD
Rumen Radev

Presidenti u shpall kundër dërgimit të ushtarëve bullgarë në Ukrainë

Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..

botuar më 25-02-18 2.02.MD
Superkompjuteri bullgar Discoverer

Kanë në plan të krijojnë një fabrikë të inteligjencës artificiale në Sofje

Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..

botuar më 25-02-18 12.32.MD