Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për financimin e një projekti investimi “Modernizimi dhe rehabilitimi i hidrocentralit elektrik “Çaira”. Vendimi, bazuar në propozimin e ministrit në detyrë të energjetikës, Vlladimir Malinov, rrit garancinë e dhënë fillimisht prej 40,9 milionë eurosh /80 milionë leva/ për shkak të rritjes së kostove kapitale pas përditësimit të projektit për rimëkëmbjen e hidrocentralit elektrik “Çaira”.
“Çaira”, që ndodhet në Rilla nën digën "Bellmeken", është termocentrali më i madh nëntokësor në Evropën Juglindore, i cili nuk funksionon që nga viti 2022 për shkaqe teknike . Korporata japoneze “Toshiba Energy Systems & Solutions” do të na ndihmojë në riparimin e centralit.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..