Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth formacionit të Deljan Peevski - DPS - Fillimi i Ri. Sipas APS, parlamenti duhet të shqyrtojë rolin e Peevskit, i cili u sanksionua për korrupsion nga SHBA-të, në falimentimet e bankës private KTB dhe firmës “Bulgartabak”, si dhe ndikimin e tij në prokurori. Formacioni beson se qeveria e ardhshme duhet të fillojë urgjentisht një procedurë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe nënkryetarëve të Dhomës së Auditimit. Ata gjithashtu i bënë thirrje presidentit që shkeljet zgjedhore t'i referojë në Gjykatën Kushtetuese. “Përkrahja jonë do të jetë e palëkundur për çdo iniciativë që synon rinumërimin e votave dhe anulimin e plotë të zgjedhjeve”, tha Valentin Tonçev nga APS.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..