Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një version të veçantë me një varg në bullgarisht. Autori i muzikës, aranzhimit dhe tekstit në anglisht është vetë Joe Lynn Turner, ndërsa tekstin në bullgarish e shkroi Maria Ilieva. Të dy muzikantët vendosën që premiera botërore e këngës duhet të jetë fillimisht versioni me tekstin bullgar dhe ajo u realizua disa ditë para asaj tërësisht në anglisht.
"Përgjithmonë" është një këngë për dashurinë e pafund dhe të përjetshme. Joe Lynn Turner dhe Maria Ilieva e nxjerrin atë nga korniza e asaj mes dy të dashuruarve dhe e vendosin përtej kufijve të kohës dhe hapësirës. Në një botë që ka nevojë për dashuri më shumë se kurrë, ata bëjnë thirrje për paqe, unitet dhe mirësi.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..