Gjatë mbledhjes së Këshillit të BE-së për Bujqësi dhe Peshkim në Bruksel, Ministri në detyrë i bujqësisë dhe ushqimit, Dr. Georgi Tahov, kërkoi masa mbrojtëse kundër importit të mjaltit me origjinë ukrainase në Bullgari. Rumania ka mbështetur thirrjen e vendit tonë për rregullimin e mjaltit ukrainas, i cili hyn në tregun europian me çmime shumë të ulëta, në sasi të konsiderueshme. Kjo bën presion serioz mbi çmimet e mjaltit bullgar dhe vështirëson realizimin e prodhimit vendas. Sipas statistikave, sasia e mjaltit të importuar nga Ukraina në vendin tonë nga janari deri në tetor 2024 është mbi 30% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Situata në tregun e vezëve në vendin tonë është e ngjashme, për shkak të rritjes së ndjeshme të importit të vezëve ukrainase.
Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, me ftesë të ministrit të bujqësisë së Hungarisë, ministri Georgi Tahov mori pjesë në një takim me ministrat e bujqësisë të shteteve anëtare të vendosura afër Ukrainës, si dhe me ministrin e politikës agrare dhe ushqimit të Ukrainës. Vitali Koval. Në takim, ministrat diskutuan propozimin e ardhshëm të Komisionit për ndryshimin e Marrëveshjes së Asociimit të Ukrainës në BE.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..