Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si kusht i detyrueshëm për zgjedhjen e deputetëve, parimin e miratuar të vazhdimësisë së mandatit të përfaqësuesve të popullit dhe parlamentit, si dhe rendin e ri për emërimin e një kabineti zyrtar.
Ndryshimet e sulmuara në Kushtetutë anulojnë mekanizmat për bartjen e përgjegjësisë politike në formimin dhe funksionimin e organeve të pushtetit shtetëror, thekson presidenti në arsyetimin e tij.
Gjykata Kushtetuese do të vendosë për herë të dytë për çështjet e ngritura pasi nuk arriti të mbledhë shumicën për një vendim në verë.
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i veçantë që i kushtohet arritjes së objektivave për pavarësinë e Evropës nga lëndët djegëse fosile ruse..
Kontroll i shtuar në arteriet kryesore rrugore, sanksione më të rrepta për shkelësit dhe organizim më i mirë i trafikut gjatë muajve të verës – këtë e urdhëroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në..
Niveli i ulët i lumit Danub po e vështirëson lundrimin në pjesën bullgare të lumit. Janë formuar dy pragje të rrezikshme, bëri të ditur për BTA drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Kërkime dhe Mirëmbajtje të Lumit Danub në Ruse, Ivelin Zanev...
Një Festival Historik po zhvillohet sot nga ora 10:00 deri në 22:00 në zonën "Gradishte", ku ndodhen rrënojat e një kalaje të hershme bizantine. Ngjarja..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 18°C. Gjatë ditës moti do të jetë sërish me diell dhe..
Një person u arrestua nga policia për sjellje huligane gjatë protestës së zhvilluar këtë pasdite në Sofje në mbështetje të levës bullgare, e organizuar..