Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane" dhe Sillvi Kirillov nga ITN.
Megjithatë, qëndrimet e partive në parlament mbeten të pandryshuara. Duke hyrë në Kuvendin Popullor, Radostin Vasilev nga MEÇ komentoi se është mirë të shkohet në zgjedhje të reja dhe të mos humbet kohë. Lidhur me deklaratën e Bojko Borisovit se nuk i duhet një “shtet i rrënuar”, Vasilev i bëri thirrje liderit të GERB-it që të refuzojë të shkojë në zgjedhje dhe të kërkojë alternativë tjetër.
Borisllav Gucanov nga "BSP - E majta e bashkuar" ishte më optimist dhe i bindur se do të gjendet një opsion pune dhe bëri thirrje për një qëndrim të mençur dhe dialog, jo të bazuar në interesa mohuese dhe partiake. Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Hasan Ademov nga APS, i cili theksoi se rrugëdalje nga kriza është zgjedhja e kryetarit të parlamentit, pas së cilës deputetët mund të fillojnë punën. Megjithatë, bashkëpartiaku i tij Ramadan Atallaj ishte më pesimist dhe theksoi se derisa të ndryshojë modeli i paragjykimeve politike, rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme do të jenë të njëjta.
Në margjinat e Kuvendit, Iskra Mihajllova nga “Vëzrazhdane” theksoi se duhet të zgjidhet një kryetar i Kuvendit Popullor që është i largët nga GERB dhe DPS. Sipas Mihajlovës, hipoteza se Sillvi Kirillov është sërish në balotazh do të thotë mundësi për të hapur punën e parlamentit, por BSP dhe "Bullgaria Demokratike" nuk mund të marrin vendim. Sipas saj, aktualisht ekziston një mazhorancë matematikore që mund të izolojë GERB-in dhe DPS-në, prandaj është “joserioze” të mos zgjidhet kryetar.
Kreu i GERB-SDS Bojko Borisov tha para gazetarëve në parlament, se do t'i paraqesë pyetjet Gjykatës Kushtetuese. Borisov saktësoi se njëra pyetje ka të bëjë me të drejtat e deputetëve, ndërsa tjetra - nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor me mandat të skaduar mund të zhvillojë procedurë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri dhe kryetarit të Gjykatës Supreme Administrative. Borisov theksoi se vetëm pasi Gjykata e Lartë dhe avokatët të japin mendimin e tyre, ai do të nënshkruajë deklaratën e "kordonit sanitar" rreth Deljan Peevskit dhe formimin e tij të propozuar nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike".
Pas votimit të gjashtë radhazi të seancës së parë dyjavore të Kuvendit Popullor, kryetari i saj nuk u zgjodh sërish dhe deputetët dolën për pushim.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..