Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati i bukur Kovaçevica, i cili nuk ndryshon

Foto: Veneta Nikollova

Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar. Nuk ka vizitor që të mos habitet nga bukuria e këtij cepi të virgjër të malit Rodopa. Disa shtëpi janë të braktisura dhe të shembura, por të tjera janë të restauruara pa ndryshuar pamjen e tyre. Kovaçevica është shpallur një rezervat arkitekturor, falë të cilit u ruajt pothuajse e paprekur nga betoni dhe turizmi masiv.

Në fshat nuk ka më shumë se 7 bujtina dhe 3 restorante. Pjesa tjetër është arkitekturë, natyrë, heshtje dhe ajër kristal të pastër. Ndalemi përballë ish-shkollës, e ndërtuar në vitin 1892 nga donatori Jorxhe Dimitrov. Ndërtesa është restauruar dhe është kthyer në muze. Në katin e parë të saj strehohen ekspozita të piktorëve bashkëkohorë bullgarë. Bisedojmë me kuratorin e ri Toma Zhuglev, i cili me dëshirë na çon nëpër muze:

“Këto tavolina, dërrasa e zezë, trarët kryesorë që shihni ju, kanë mbetur nga shkolla. Ka një klasë të tërë me bojëra, stilolapsa, fletore, tekste, vizore, trekëndësha, harta...Gjithçka tjetër nga vitet e themelimit të shkollës është e ekspozuar këtu.Ne kemi një dhomë tjetër që përfaqëson jetën e njerëzve të asaj kohe dhe gjithashtu një dhomë thurje me një tezgjah rreth 200 vjeçar. Mund të shikoni edhe ekspozitën lidhur me Lëvizjen Nacionalçlirimtare të bullgarëve në Maqedoni dhe Edrene, e cila përmban edhe një koleksion armësh të vjetra etj.”


Për herë të parë fshati Kovaçevica u përmend në regjistrat osmanë në shekullin e XV-të. Rreth kësaj kohe, në këtë pjesë të malit Rodopa mbërritën disa nga kolonët e parë, banorë të fshatrave të dikurshme bullgare, të cilat sot janë pjesë e Shqipërisë.

“Ata erdhën prej andej dhe fillimisht u vendosën në mëhallën e poshtme, dhe ajo quhet Mëhalla Arnaute - thotë Toma. – Pas rënies së Tarnovgradit nën zgjedhën osmane në vitin 1393  prej andej erdhën bujarë dhe u vendosën në pjesën e sipërme të fshatit. Ata që ishin në mëhallën e poshtme sillnin me vete ndërtimin, blegtorinë. Dhe ata në mëhallën e sipërme, bujarët, sillnin me vete shkrimin, letërsinë, dijen.

Kisha „Shën Nikolla“

Në Kovaçevica nuk kishte sundim osman, siç ndodhte në të gjithë Bullgarinë, sepse njerëzit këtu ishin shumë të pasur. Në vitin 1877, një vit pas masakrës së Batakut, turqit e burgosën të gjithë popullsinë mashkullore të Kovaçevicës në Kishën “Shën Nikolla”, e cila funksionon edhe më sot, dhe njësoj si në Batak përgatiteshin për t'i vrarë. Atëherë banorët e tjerë të fshatit Kovaçevica mblodhën para dhe ia dhanë sundimtarit të rrethit të Nevrokopit dhe ai dha urdhër që njerëzit të kurseheshin.”

Fshati Kovaçevica nuk u shkatërrua nga pushtuesi, ndryshe nga vendbanimet e tjera bullgare të asaj kohe. Falë kësaj, ajo ka ruajtur pamjen e saj nga 200 vjet më parë. Gjëja e parë që të bën përshtypje janë shtëpitë e mëdha e të bukura me dy, tre, madje edhe katër kate. Dhe secila ka stilin e vet.

Ata ishin një nga ndërtuesit më të mirë në atë kohë - shpjegon i riu Toma me krenari të pa maskuar. - Për shembull, shtëpitë në Batak të asaj kohe janë të ndërtuar nga mjeshtër nga Kovaçevica, kemi njerëz që kanë ndërtuar në Itali ose në Greqi - në qytete si Drama, Kavalla, Kato Nevrokopi... Dhe ajo që është specifike për ndërtimin tonë është përdorimi i gurit dhe drurit. Shikoni, këtu është një mur guri i ndërtuar me kashtë, dru dhe baltë. Çatitë peshojnë të paktën 30 tonë dhe janë bërë tërësisht me tjegulla guri.”


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD