Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u rrit me 2.2% në tremujorin e dytë krahasuar me një vit më parë.
Çdo person i punësuar në Bullgari krijon mesatarisht 37.5 leva (19.17 euro) PBB për orë të punuar, tregojnë edhe të dhënat statistikore. Në tremujorin e tretë të 2024 krahasuar me tremujorin përkatës të vitit 2023 punësimi rritet në sektorin e shërbimeve dhe zvogëlohet në sektorin bujqësor dhe industrial.
Shërbimet bankare në vendin tonë janë ndër më të arritshmet në BE, sipas një analize të Shoqatës së Bankave në Bullgari. Sipas saj, bankat në vendin tonë ofrojnë normat më të ulëta të interesit në Evropë për kreditë e dhëna rishtazi për familjet për..
Bullgaria nuk do të detyrohet të mbyllë termocentralet me qymyr ose impiantet e ngrohjes qendrore me qymyr gjatë periudhës së dimrit, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov para fillimit të forumit RE-Source Southeast 2025, i cili po zhvillohet në..
Vitet e fundit, në Bullgari janë mbledhur dhe përpunuar 15 000 tonë barëra. Pothuajse 90% e tyre eksportohen. Ekzistojnë mbi 200 bimë medicinale që përdoren gjerësisht në industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore. Tregtia aktive..