Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc', Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit. Pavell e gjeti frymëzimin për këngën në pjesëmarrjen e tij në formatin e realitetit televiziv "Lojërat e vullnetit", ku u prezantua në një dritë të ndryshme nga ajo e një ylli hip-hop. Këngëtari i kaloi pesë javët e fundit atje në izolim, një sprovë që e shtyu atë t'i propozonte në transmetim të dashurës së tij prej kohësh, si dhe të shkruante një këngë të re, të cilën e titulloi ashtu - "Në izolator". Ajo zbulon emocionet e Pavellit ndërsa ishte në izolim, si dhe njohjen e tij se mbijetesa mendore dhe fizike ndonjëherë varet nga të diturit se nuk je vetëm dhe se dikush diku të do.
Redaktore: Diljana Traçev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...