Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 11 dhjetorin 2024

Moti mbetet i vranët, pa reshje të konsiderueshme

Foto: BTA

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0° deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull në vende të ulëta. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët pa reshje të konsiderueshme. Do të ketë edhe thyerje më të theksuara të reve vende-vende. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, në kryeqytet rreth 6°.

Në zonat malore vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Kreshtat do të jenë shpesh me mjegull. Nuk priten reshje të mëdha. Në rajonin e maleve  Rilla dhe Rhodopet do të ketë thyerje të konsiderueshme të reve. Do të fryjë erë e fortë nga perëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 2°, në 2000 m rreth minus 2°.

Vranësirat do të jenë të konsiderueshme përgjatë Detit të Zi, por nuk priten reshje të mëdha. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë 10-11°. Uji i detit është 11°.

Të enjten do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi. Retë do të çahen dhe do të zvogëlohen, në shumë zona deri me diell.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD

Ligj i ri rregullon tregun e kriptoaktiveve në Bullgari

Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..

botuar më 25-06-20 5.32.MD